Flokët me zbokth, si t’i trajtojmë

Përgatiti: Mirsada Ishmakej

Zbokthi shkaktohet nga një parazit tepër i zakonshëm në lëkurën e kokës që është një kërpudhë e quajtur Pityrisporum ovale. Pjesa më e madhe e të rriturve e kanë këtë kërpudhë në lëkurë. Kur ajo ndodhet në sasi tepër të mëdha, lëkura kundërvepron duke krijuar zbokth në tabanin e flokëve.

Floket ciftiLëkura e tabanit të flokëve, si edhe lëkura e trupit ripërtërihet gjatë shkëputjes së qelizave të jashtme në leskra të vogla, të bardha e të thata që shpesh janë edhe të padukshme. Kur këto leskra bëhen të dukshme, atëherë kemi të bëjmë me zbokth.

Këshilla:

1. Përdorni shampon e duhur, posaçërisht për flokët me zbokth. Këshillohet larja e flokëve me shampo bimore sa herë që të shihet e nevojshme. Nëse keni zbokth të thatë, përdorni shampo hidratuese apo qumësht cikatrizant. Gjithashtu, këshillohet një banjë edhe me vajra për hidratimin në thellësi të flokëve. Nëse zbokthi juaj është i yndyrshëm, përdorni shampo me zink pyrithion i cili kufizon përhapjen e kërpudhës që shkakton zbokthin.

2. Kur zbokthi është në sasi mesatare duhet përdorur çdo dy ditë një shampo e veçantë që përmban lëndë që mbysin kërpudhat, ndërsa ur zbokthi është në sasi shqetësuese, është nevoja e përdorimit të një shampoje më të fortë apo këshillimi me dermatologun.

3. Mos e hidhni shampon drejtpërdrejt në lëkurën e flokëve, por përhapeni fillimisht në pëllëmbën e dorës përpara se të lash flokët. Kështu nuk acarohet lëkura e kokës.

4. Përpiquni të mos përdorni solucione që kanë alkool, pasi e than lëkurën.

5. Jepini rëndësi krehjes në flokë të thatë. Krëhëri duhet të mbështetet dhe të kruajë lehtë lëkurën e kokës, në mënyrë që të vihen në punë qelizat e fijes së flokut të kokës. Në këtë mënyrë u jepni mundësi qelizave të flokut të shumohen e të luftojnë thatësirën.

6. Përpiquni t’i shmangeni stresit dhe të flini gjumë të rregullt, pasi pagjumësia dhe stresi shtojnë zbokthin.

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç