Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Me siguri keni menduar se përse qepët ju bëjnë të lotoni dhe si mund t’i ndaloni lotët të rrjedhin kur prisni qepë. Në artikullin e sotëm do t’ju tregojmë disa mënyra se si të prisni një qepë pa ju dalë lotët.
- Ftohini qepët para se t’i prisni
Vendosni qepët në ngrirje për 15 minuta para se t’i gatuani. Kur qepa është e ftohtë, ajo lëshon më pak enzimë “syn-Propanethial-S-oxide”(enzima që shkakton lot në sy). Vetëm duhet të siguroheni që mos t’i mbani qepët për një kohë të gjatë në ngrirje, pasi prishen.
- Merrni një copë bukë
Para se të nisni duke prerë qepët, merrni një copë bukë në gojë dhe filloni ta përtypni. Sytë tuaj do të vazhdojnë t’ju djegin, por nuk do të dalin lot. Buka thuhet se thith substancat sulfurike të qepës para se të arrijnë në sy.
- Lageni tehun e thikës me lëng limoni
Para se të prisni qepët, lageni pak tehun e thikës me lëng limoni. Acidi citrik tek limoni neutralizon enzimat e qepës. Ju duhet ta përsërisni këtë metodë për çdo qepë që prisni.
Burimi: Pure Wow / https://shendeti.com.al/



