Përgatiti për gazetën “shendet+”: Elena Beta
Të gjithë do të dëshironin një mënyrë krejtësisht të natyrshme për të djegur yndyrën nga beli dhe kofshët. A keni dëgjuar për xhenxhefilin? Shikoni këtë mënyrë të lehtë për të përgatitur një pije të fuqishme e cila mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë!
Rrënja e xhenxhefillit është përdorur për shekuj si erëz, ushqim si dhe në mjekësi. Ajo është e lirë dhe mund të gjendet lehtësisht. Konsumimi i xhenxhefillit ka përparësi të shumta, njëra prej të cilave është nxitja e metabolizmit dhe stimulimi i tretjes duke djegur kështu më shumë kalori. Merrni 2 rrënjë të freskëta xhenxhefilli dhe vendosini në një çajnik. Shtoni ujë të vluar dhe lereni të qëndrojë për 10 minuta. Çajit të përfituar mund t’i shtoni pak mjaltë për shije si dhe lëng limoni. Ky çaj është konsideruar një nga ilaçet alternative më të mira për stimulimin e tretjes.
Burimi: healthyandweightloss/http://shëndeti.com.al


