Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Celuliti dhe depozitimi i yndyrës në pjesë të caktuara të trupit është një nga problemet më të mëdha, sidomos tek femrat. Shkaktarë të këtij problemi mund të jenë predispozita gjenetike, një dietë e pashëdetshme, mungesa e aktivitetit fizik etj. Në këto raste përveçse duhet të bëni aktivitet të rregullt fizik për të përmirësuar zonat problematike, ju duhet edhe të mbani një dietë të shëndetshme. Në ndihmë do t’ju vijë dhe lëngu i mëposhtëm i cili shkrin yndyrën dhe redukton ndjeshëm dukjen e celulitit.
Përbërësit: 1 grejpfrut i madh, 2 kokrra portokall, 1 kokërr limon, 1 copë xhenxhefil.
Lajini frutat sëbashku me lëkurën dhe futini në shtrydhëse. Lëngun e freskët pijeni në mëngjes esëll, 1 orë para ngrënies dhe në darkë 1 orë para se të shkoni të flini gjumë. Nëse i përmbaheni me korrektësi rregullave të përmendura mësipërme, rezultatet do të jenë të dukshme në pak javë./ www.shendeti.com.al / Burimi: steptohealth /


