Marrëveshje 2-vjeçare mes OBSH-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë

Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj nënshkroi dje marrëveshjen 2 vjeçare të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në fushën e shëndetit publik. Marrëveshja e bashkëpunimit midis dy institucioneve është konkretizuar gjatë një vizite zyrtare pune mes ministrit Beqaj dhe  drejtores së zyrës Rajonale të OBSH-së për Evropën Zsuzsana Jakab në Kopenhagen. Vizita e ministrit Beqaj vijoi më tutje edhe me disa takime të tjera me drejtues të lartë të Zyrës Rajonale të OBSH-së për Evropën ku u ra dakord që së bashku me OBSH-në të fillohet puna për hartimin e një politike kombëtare të shëndetit publik e cila duhet të bazohet në axhendën e OBSH-së për Rajonin e Evropës “Shëndet 2020” dhe në angzhimin e Qeverisë Shqiptare për të kaluar drejt mbulimit universal.

Ministri ilir beqajStrategjia e kësaj nisme të OBSH-së përqendrohet jo vetëm në promovimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve (sidomos atyre jo-të transmetueshme) por edhe reduktimin e pabarazive dhe krijimin e mjediseve mbështetëse duke evidentuar rëndësinë që kanë gradientët social të shëndetit si një sfidë kyçe për veprim në të ardhmen.

Kjo është marrëveshja e 13-të e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe OBSH-së, që nga viti 1992, ndërkohë që vjen pas suksesit të bashkëpunimit të marrëveshjes së mëparshme, – u shpreh Beqaj.

Midis të tjerash, përfaqësuesit e OBSH-së ranë gjithashtu dakord për të ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë në hartimin e skemës së re të financimit të sistemit të kujdesit shëndetësor në vend, përfshirë këtu edhe asistencën teknike për përpilimin normal të treguesve të llogarive kombëtare të shëndetësisë.

“Një nga çështjet e tjera të bashkëpunimit të përfshira në marrëveshjen e re me OBSH-së është edhe ndihma për hartimin e strategjisë së informacionit shëndetësor dhe shtrirja e projekteve të inovacionit në sektorin e shëndetësisë dhe mbështetje për reformën në tregun farmaceutik,” tha Beqaj.

OBSH u angazhua gjithashtu për të ofruar mbështetje teknike dhe projekte për shkëmbimin e përvojave edhe në kujdesin për dy grup-sëmundjet që janë prioritare në programin e qeverisë, përkatësisht kardio-vaskulare dhe tumorale.

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese