Përgatiti për gazetën“Shëndet+”: Elena Beta
Të filloni ditën me një gotë me ujë dhe limon është bërë e ngjashme me një ritual fetar për shumë persona që duan të humbin peshë shpejt. Një lajm i keq? Dietologët thonë se uji nuk është magjikdhe nuk mund t’ju ndihmojë pa u kombinuar me një mënyrë jetese të shëndetshme. Ja disa pije të tjera efektive që mudn t’ju vijnë shumë në ndihmë kur është fjala për të humbur peshë shpejt dhe lehtë.
Kafe: hulumtimet tregojnë se dy deri në tre gota e kafe para stërvitjes mund t’ju nxisin të punoni më gjatë dhe kjo do të thotë se mund të digjni më shumë kalori. Një studim në gazetën “Sporte Medicine Fitness” doli në konkluzionin se kafja e kombinuar me ushtrimet e duhura mund të bëjë mrekulli. Por mos harroni: Gjithmonë pijeni atë zezë.
Çaj jeshil: mund të ndihmojë në nxitjen e djegies së yndyrës dhe humbjes së peshës. Në një studim, pjesëmarrësit që pinin katër gota çaji të gjelbër në ditë për dy muaj, humbën gjashtë kilogramë më shumë se ata që pinë vetëm ujë, sipas një studimi të publikuar në Gazetën e Kolegjit Amerikan të të ushqyerit. Një tjetër studim i vitit 2013 analiza nga “European Journal of Nutrition” gjeti se personat që pinë çaj të gjelbër peshojnë më pak, kanë masa më të vogla trupore, dhe kanë më shumë përfitime shëndetësore. Zgjidhni çaj të freskët dhe qëndroni larg nga shtojcat e çajit jeshil. Ato janë shkak i shpeshtë i dëmtimit të mëlçisë.
Burimi: womenshealthmag.com/http://shëndeti.com.al


