Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Një studim i Universitetit të Oksfordit përfshiu rreth 5000 të rinj të moshës 10 – 15 vjeç. Në këtë studim u konstatua se adoleshentët të cilët luanin lojra kompjuterike 1 orë në ditë arrinin kënaqësi më të mëdha në jetë se sa ata që nuk luanin. Por, ata që luanin më shumë se 3 orë të këtyre lojrave arrinin një efekt të kundërt me atë të sipërpërmendurin në jetën e tyre.
“Në një mjedis hulumtimesh që polarizohen midis atyre që mendojnë se lojrat kompjuterike kanë një rol jashtëzakonisht të dobishëm dhe atyre që i lidhin këto lojra me akte të dhunshme, ky studim dha një nocion të ri, duke thënë se lojrat kompjuterike mund t’ju japin fëmijëve një gjuhë të përbashkët”, tha dr Przybylski, kreu i hulumtimit për BBC.
Studime të tjera kanë treguar se ata që luajnë për herë të parë me lojra me revole mund të përmirësojnë përceptimin vizual dhe kujtesën.
Çfarë ju ndodh fëmijëve kur luajnë lojra të dhunshme?
Në bazë të konkluzioneve të hulumtimeve rezultoi se fëmijët që luajnë lojra kompjuterike të dhunshme priren të kenë sjellje më agresive. Ndërsa ata që luajnë lojra të tjera, që nuk kanë të bëjnë me dhunën, apo me mjetet që e nxisin atë priren të jenë më të kënaqur e të lumtur.
Burimi: http://realfoodforlife.com/could-video-gaming-be-good-for-children/


