Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Të gjithë e kanë dëgjuar shprehjen “Ne jemi çfarë hamë” dhe kjo rezulton të jetë e vërtetë. Stomaku i fryrë është një problem që prek shumicën e njerëzve, por më shumë prek ata që hanë ushqime të yndyrshme dhe me shumë kalori. Në këto raste edhe pse mund të mos keni shtuar në peshë, gazrat dhe lëngjet e tepërta ju bëjnë të dukeni të fryrë. Një mënyrë natyrale se si ta menjanoni këtë problem, përveç mbajtjes së një diete të shëndetshme është ky lëng natyral:
Përbërësit: një copë selino, 1 copë kopër, 1 copë rrënjë xhenxhefili, gjysmë kokrre ananas.
Futini të gjithë përbërësit në blender së bashku me gjysmë gote uji dhe lërini të përzihen derisa të formohet një masë e njëtrajtshme. Pini çdo ditë esëll në mëngjes këtë lëng dhe do të vëreni rezultate të dukshme që në ditën e parë.
Ananasi: ky frut është i pasur me enzima që nxixin tretjen dhe ju ndihmojnë të eleminoni gazrat.
Rrënja e xhenxhefilit dhe koprës: këto dy bimë mund t’ju ndihmojnë të rivendosni mikroflorën e zorrëve, e cila është e nevojshme për tretje të mirë.
Selinoja: lufton mbajtjen e ujit në trup dhe eleminon kripën e tepërt në organizëm./ Burimi: steptohealth


