Kujdes! Këto janë 5 simptomat që ju dërgon trupi 1 muaj para sulmit në zemër

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Ataku kardiak është shkaku kryesor i vdekjeve në SHBA. Ai shfaqet zakonisht kur bllokohen enët e gjakut. Arteriet janë ato që mbartin gjakun e pasur me oksigjen në zemër dhe kur ato bllokohen, muskujt e zemrës privohen nga paisja me oksigjen dhe zemra humbet funksionin e duhur.

simptomat e atakut ne zemerKa një listë të gjatë të faktorëve që kontribuojnë në këtë gjendje të rrezikshme për jetën, por ndër më kryesoret mund të përmendim zakonet e këqija të të ushqyerit, pasiviteti, duhanpirja, nivelet e larta të kolesterolit, dhjamosja e zemrës etj. Zakonisht sulmet e zemrës japin shenja paralajmëruese disa javë para se të ndodhin. Edhe pse ato mund të duken të parëndësishme, në fakt mund të paralajmërojnë për dështim të zemrës. Ja disa nga këto simptoma:

  • Dhimbje gjoksi
  • Dhimbje shpine
  • Dhimbje në krahun e majtë
  • Siklet në nofull
  • Lodhje kronike

Sigurisht që këto shenja mund të paralajmërojnë edhe për ndonjë sëmundje tjetër, por është e rëndësishme që mos t’i menjanoni asnjëherë dhe të konsultoheni me mjekun./ Burimi: healthyfoodteam.com

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç