Ja mëngjesi që rekomandojnë ekspertët e dietave për humbjen e dhjamit të barkut!

Përgatiti për gazetën “Shëndet +”: Elena Beta

dhjam barku iKy është një mëngjes i shëndetshëm dhe i shijshëm, sepse përmban vitamina dhe minerale që përmirësojnë lëkurën tuaj dhe flokët, normalizojnë metabolizmin dhe forcojnë trupin.

Plus, në qoftë se konsumohet çdo ditë, ky mëngjes do t’ju ndihmojë të eliminoni toksinat dhe të humbisni kilet nga zona e barkut shumë shpejt. Pas konsumimit të kësaj përzierje të shëndetshme për një muaj, do të vini re se pesha e tepërt do të reduktohet, kryesisht në zonën e barkut.

Ja çfarë ju duhet:

– 300 ml kefir (ose kos të ulët-yndyrë)

– 2 lugë çaji tërshërë

– 1 lugë fara liri

– 1 lugë kakao pluhur

– 5-7 kumbulla të thata

Përgatiteni që në mbrëmje që të jetë gati për mëngjes.

Hidhni ujë të valuar (rreth 100ml) mbi kumbullat e thara. Mbulojeni enën me kapak dhe lëreni për 5-10 minuta.

Ndërkohë, shtoni tërshërën, farat e grimcuara dhe kakaon në një tas. Shtoni kosin dhe përziejini mirë.

Pritini kumbullat imët, shtojini tek përbërësit e tjerë dhe përziejini deri sa të përfitoni një pure. Recetën e përgatitur mund ta konsumoni në mëngjes dhe të shijoni benefitet e saj.

Konsultohuni në fillim me mjekun, nëse ndonjë nga përbërësit ju bën reaksion

Burimi: naturalwweightlosstips/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe