Rikonstruksioni i gjoksit, shpresa për çdo femër

Sokol  Isaraj kirurg plastik (1)Pas një fatkeqësie si kanceri i gjirit, gratë kanë mundësinë e rindërtimit të gjoksit të tyre. Kirurgu Sokol Isaraj tregon procedurat e realizimit të një ndërhyrjeje të tillë shpresëdhënëse për femrat

Aishe Thartori

Gjoksi është pjesa më sensuale te femrat, por njëkohësisht edhe më e riskuara nga faktorë të shumtë. Ndër faktorët më riskant pa diskutim që mbetet kanceri i gjirit, më i shpeshti tek femrat pas kancerit në qafën e mitrës, pavarësisht grupmoshës. Nëse arrin të diagnostikohet në kohë, është i shërueshëm dhe ky është një apel i vazhdueshëm i mjekëve onkologë, dhe jo vetëm. Mirëpo në luftën ndaj kancerit të gjirit shpeshherë një pjesë e femrave humbasin feminilitetin e tyre duke hequr njërin ose të dy gjinjtë. Në këtë pjesë prej kohësh në vendin tonë kirurgjia plastike u vjen në ndihmë të gjitha grave dhe vajzave të reja jo vetëm nga pikëpamja shëndetësore, por edhe nga ajo psikologjike.

Në një intervistë të dhënë për gazetën “Shëndet+” kirurgu plastik në Spitalin e Djegies Plastike në QSUT, Sokol Isaraj, shpjegon procedurën e rikonstruksionit (ndërtimit) të gjoksit, përfitimet shëndetësore dhe psikologjike që iu ofrohet femrave, etapat nëpër të cilën kalon procedura, si dhe cilat femra mund të kryejnë ndërtim të gjoksit.

Doktor, çfarë është rikonstruksioni i gjoksit? Dhe në cilat raste realizohet?

Rikonstruksioni i gjoksit është trendi bashkëkohor i kirurgjisë plastike. Të rikonstruktosh gjoksin do të thotë thjesht shqip ta rindërtosh atë. Ka dy terma që duhen saktësuar. Sot flitet shumë për kirurgji onkoplastike. Kirurgji onkoplastike, me fjalë të tjera, do të thotë të heqësh ca gjendra të gjirit me mënyra të tilla që të mos prishësh formën e gjoksit. Kirurgjia rikonstruktive është shkalla më e lartë e kirurgjisë onkoplastike. Në rastin e rindërtimit të plotë të gjoksit e gjithë gjendra e gjoksit është hequr dhe duhet rindërtuar. Kur hiqen vetëm pjesë të gjendrës, përdoren metodat onkoplastike, që në njëfarë mënyre përdorin dhe riorganizojnë pjesën e mbetur të gjirit, në mënyrë të tillë gjoksi ndryshon pak ose aspak formën e tij.

rindertimi i gjoksitPra, nëse do t’i përgjigjesha pjesës së dytë të pyetjes suaj, kirurgjia rikonstruktive e gjoksit bëhet në të gjitha ato femra që për arsye, kryesisht të një kanceri, e kanë humbur njërin ose të dy gjokset.

Në bazë të materialit që përdoret për rikonstruksion, ky mund të jetë:

1. Rikonstruksion autolog, kur përdoren inde të vetë pacientes. Metodat autologe shfrytëzojnë lëkurën dhe dhjamin e regioneve të tjera trupore për t’i dhënë formë gjoksit të ri, kryesisht nga barku, por jo rrallë edhe nga kurrizi, vithet, pjesa e brendshme e kofshëve, ose edhe nga pjesa e pasme e saj. Gjithë arti qëndron në transferimin e masës së duhur për në gjoks, por pa shkaktuar deformim të madh në zonat ku kjo masë merret (zonat donatore ose dhuruese, siç i quajmë në gjuhën mjekësore).

2. Rikonstruksion me implant. Në këtë rast përdoret një protezë silikoni e ngjashme me atë që përdorim kur zmadhojmë gjoksin.

3. Rikonstruksioni i përzier bëhet atëherë kur kombinohen të dyja metodat e mësipërme.

(Intervistën e plotë do ta gjeni në numrin e 1 marsit 2014 të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
hiv aids
Mjeku infeksionist Arjan Harxhi: OBSH në 2023 e ka deklaruar HIV/AIDS sëmundje jovdekjeprurëse
Zbulohet “fabrika e bebeve” në Greqi, deri në 120 mijë € për “shitjen” e një fëmije
Treguesit e fertilitetit po përkeqësohen me shpejtësi/ Lezha, Gjirokastra, Berati dhe Dibra, me rënien më të madhe të lindjeve në 6-mujorin e parë
Drama e popullsisë/ Lindjet ranë me 12.7% në 6-mujorin e parë 2022
Boronica, si profilaksi e mirë në infeksionet urinare
Infeksionisti Stroni: Hepatiti B, rrezik më i madh se HIV/AIDS
Raporti i OBSH: Afërsisht 1 në 6 persona në mbarë botën përjetojnë infertilitet