Dëshmi të reja! Mbipesha shkaktohet nga një virus, ja cili është ai

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Sipas disa hulumtimeve të fundit të bëra në SHBA, hulumtuesit kanë arritur në përfundimin se obeziteti shkaktohet nga një virus i cili sulmon indet dhe më pas i shumëzon (riprodhon) ato. Virusi si fillim sulmon mushkëritë dhe më pas të gjitha organet e tjera si veshkat, trurin dhe mëlçinë. Kur indet sulmohen ato shumëzohen dhe çojnë në krijimin e qelizave të reja.

virusi i obezitetitTeste të shumta janë bërë tek pulat dhe minjtë dhe këto teste konfirmuan se virusi i obezitetit është njohur si ad-36 (Adenovirus serotip 36). Ky virus shkakton fitimin e një peshe të madhe pavarësisht llojit apo sasisë së ushqimeve që konsumoni. Në vitin 2006 Richard Atkinson, nga Universiteti i Wisconsin, bëri një studim ku morën pjesë mbi 2000 njerëz nga Australia. Pas disa analizave dhe ekzaminimeve rezultoi se më shumë se 20% e pjesëmarrësve kishin infeksionin viral Ad-36.

Një studim tjetër tregoi se rreth 70% e njerëzve mbipeshë në Amerikë nuk ishin imunë ndaj këtij virusi, prandaj kishin shtuar aq shumë kilogram në peshë. Në ditët e sotme, shkencëtarët po përpiqen të gjejnë një trajtim të përshtatshëm ose një vaksinë kundër këtij virusi. Deri atëherë, shkencëtarët këshillojnë të bëni aktivitet fizik, të mbani një dietë të shëndetshme ushqimore dhe të eleminoni konsumimin e produkteve të konservuara, me ëmbëlsues artificial dhe fast food-et./ Burimi: Healthy Food Team

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin