Skandal/ Spitali i Gjirokastrës ndërpret operacionet pasi anestezisti braktis punën

Spitali gjirokaster

Në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës janë anuluar të gjitha operacionet e planifikuara. Shkak për anulimin është bërë mungesa e anestezistit, i cili ka braktisur punën në shenjë proteste sepse i transferuan rrogën nga banka që kishte kredinë tek një bankë tjetër pa pëlqimin e tij. Ndërkohë, 12 pacientë po presin që t’i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale të menjëhershme.

Spitali i Gjirokastrës u bë pjesë e skandalit edhe para disa ditësh, ku u publikua një video e drejtorit të Spitalit duke shkarkuar punonjësit me letër me vrimë (lexo këtu).

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital