Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Kjo është një dietë e bërë nga disa dietologë të Universitetit të Vienës. Me këtë dietë ju mund të humbisni 8-10 kg brenda 2 javëve. Sipas hartuesve të dietës, kjo dietë nuk është aspak e dëmshme për shëndetin dhe nëse mbahet në mënyrë të përpiktë do t’ju përshpejtojë metabolizmin dhe për 2-3 vite të tjera nuk do të shëndosheni më.
Rregullat kryesore të dietës janë: pak kripë, pak vaj, sa më shumë ujë. Nuk duhet të konsumoni në mënyrë kategorike sheqerin, pijet alkoolike, pijet e gazuara etj. Menuja e dietës është dhënë për 7 ditë, pas përfundimit të ditës së 7 duhet ta rifilloni dhe një herë nga fillimi.
Dita 1
Mëngjes : kafe e zezë (ekspres ose turke, pa sheqer, pa qumësht)
Drekë: 2 veze të ziera, sallatë me spinaq ose me laker
Darkë: peshk i zier ose në zgarë (200gr)
Dita 2
Mëngjes: kafe e zezë (ekspres, ose turke), një panine e thekur
Drekë: peshk zier ose ne zgarë (200gr), sallatë me spinaq ose me lakër
Darkë: mish viçi i zier (200gr),1 gotë kos
Dita 3
Mëngjes: kafe, një panine e thekur
Drake: sallatë jeshile, 1 kokërr mollë
Darkë: mish viçi i zier (200gr), 1 vezë e zier, sallatë jeshile
Dita 4
Mëngjes : kafe, një panine e thekur
Drake: 2-3 karrota të ziera
Darkë: 150 gr. djathë i bardhë , fruta (2-3 kokrra mesatare sipas dëshirës)
Dita 5
Mëngjes: 1 gotë lëng karrote i shtrydhyr me limon
Drekë: peshk i zier ose ne zgarë (200gr), 1 gotë lëng domateje të shtrydhur
Darkë: fruta (2-3 kokrra mesatare sipas dëshirës)
Dita 6
Mëngjes: kafe (ekspres ose turke)
Drekë: pulë e zier ose në zgarë (200gr), sallatë me lakër dhe karrota
Darkë: 2 vezë të ziera, 1 gotë lëng karrote të shtrydhyr
Dita 7
Mëngjes: çaj me mjaltë dhe limon
Drake: mish viçi i zier (200gr),fruta (2-3 kokrra mesatare sipas dëshirës)
Darkë: fruta (2-3 kokrra mesatare sipas dëshirës)
KUJDES! Ju lutem mos mbani asnje lloj diete pa u konsultuar më parë me mjekun apo dietologun tuaj sepse trupa të ndryshëm reagojnë në mënyra të ndryshme.
Burimi: Step to Health


