Mjaft e përdorët qumështin e skremuar! Këto ushqime ju shpëtojnë nga diabeti dhe kilet e tepërta

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një lajm i keq për njerëzit që kanë zëvendësuar qumështin e pasur me yndyrë me qumështin e skremuar, me qëllimin për të qenë më të shëndetshëm . Studime të reja kanë treguar se njerëzit që konsumojnë produkte me bazë djathore të pasura me yndyrë, dhe jo ato të skremuara, janë më të dobët dhe janë 46% më pak të rrezikuar që të vuajnë nga diabeti.qumesht

Bota po përballet me një “përhapje të frikshme” të diabetit, i cili ka prekur një në 11 të rritur. Studimi i kryer për 15 vite tek 3,333 njerëz ka dalë në përfundimin se njerëzit që konsumojnë më shumë produkte me bazë djathore dhe të pasura me yndyrë janë më pak të rrezikuar të preken nga diabeti.

Një studim tjetër u fokusua tek mbipesha, nëse produktet me bazë djathore kanë ndonjë ndikim tek obeziteti. Në këtë studim u përfshnë më shumë se 18 mijë femra. Studimi zgjati për më shumë se 11 vjet, ku ekspertët i kanë përdorur të dhënat për të studiuar sëmundje të ndryshme. Ata dolën në përfundimin se femrat që kishin konsumuar më shumë produkte me bazë djathore ishin më të dobëta se ato që konsumonin ushqime të skremuara.

Burimi: The Sun / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Çfarë ndodh me trupin kur ha boronica çdo ditë – Eksperienca ime si diabetike tip 1
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër