A ju kanë dalë ndonjëherë këto pika të bardha në sy?! Ja çfarë tregojnë ato dhe si t’i trajtoni

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Pikat e bardha ose të verdha që ngrihen në sipërfaqen e lëkurës, zakonisht në zonën e syve prekin disa njerëz. Kjo gjendje e lëkurës është e njohur ndryshe me termin “pikat e qumështit” dhe faktori kryesor i krijimit të tyre është keratina e bllokuar nën lëkurë. Edhe pse beninje, kjo gjendje e lëkurës është shumë e vështirë për t’u hequr dhe mund të shfaqet edhe tek foshnjet gjithashtu.

Faktorët kryesorë që ndikojnë në formimin e tyre janë ekspozimi i tepërt në diell, djegiet, ashpërsia e lëkurës, përdorimi i kremërave steroide etj.

pika te bardha tek syteJa çfarë duhet të bëbni për t’i trajtuar këto pika në shtëpi:

Lëng limoni me sheqer: përzieni 2 lugë çaji sheqer me lëngun e  gjysmë kokrre limoni dhe 1 lugë çaji vaj kokosi. Limonët kanë veti antioksidante dhe kanë fuqi në trajtimin e këtij problemi. Aplikojeni në fytyrë lehtë dhe lëreni të veprojë për gjysmë ore.

Mjaltë i papërpunuar: mjalti është përdorur për mijëra vjet si një ilaç i mahnitshëm. Ai përshpejton proçesin e shërimit dhe heq lagështinë e lëkurës duke shtresuar shtresat e jashtme të lëkurës dhe duke stimuluar daljen e lëkurës së re.

Hiqni tualetin (make up-in): çdo natë para se të shkoni të flini duhet të hiqni tualetin dhe të pastroni fytyrën nga të gjitha papastërtitë. Mbeturinat dhe kimikatet e lëna në fytyrë gjatë gjitha natës mund të ndikojnë në shfaqjen e problemeve të ndryshme të lëkurës.

Qëndroni në hije: mos u ekspozoni ndaj rrezeve të dëmshme të diellit, veçanërisht nëse lëkura juaj është shumë e ndjeshme. Përdorni krem kundra diellit dhe vendosni syze./ Burimi: Step to Health

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës