Blertina Koka / Shëndet+
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar këtë të hënë analizën vjetore të punës për vitin 2015. Në këtë aktivitet morën pjesë Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, Nënkryetari i Kuvendit, Shpëtim Idrizi, Kryetari i Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Eduart Shalsi, si dhe drejtues dhe specialistë të institucionit.
Sipas AKU-së, “gjatë vitit 2015 janë kryer kontrolle zyrtare në bashkëpunim me të gjitha Drejtoritë Rajonale të AKU, referuar problematikave të hasura, të sezonit veror, festave të fundvitit, prodhimeve të produkteve ushqimore sezonale, duke përfshirë:
OBU që prodhojnë, përpunojnë dhe tregtojnë:
- pije freskuese/ jo alkoolike dhe ujin e ambalazhuar
- produkte të konservuara (fruta – perime)
- vaj ulliri
- pije alkoolike (verë, raki, etj)
Gjithashtu janë realizuar inspektime në:
OBU që prodhojnë, përpunojnë dhe tregtojnë:
- Grurë, miell, produktet e nënproduktet e tyre, furrat e bukës si dhe produktet e pasticerisë
- Magazina ushqimore, importues dhe tregtues të produkteve ushqimore.
Sipas AKU-së, nga 116 kërkesa për licencim, 52 janë miratime dhe 64 janë refuzime.
Ndërsa nga kontrolli që i është bërë produkteve me origjinë jo-shtazor, nga 13941 inspektime gjithsej, janë marrë këto masa administrative:
- 1784 Paralajmërime
- 54 Ndërprerje aktiviteti
- 126 Gjoba
AKU në bashkëpunim me sektorin OJSH në Drejtorinë e Përgjithshme ka realizuar:
- Monitorime dhe Inspektime në stabilimentet e prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të produkteve me origjinë shtazore, nënproduktet e mishit, sallameritë etj.
- Monitorime dhe inspektime për tregtimin e produktit ushqimor “mjaltë“ ne aksin rrugor GjirokastërTepelenë dhe Vlorë –Himarë –Llogara.
- Monitorime dhe inspektime në restorante, supermarkete, markete dhe fast-food-e.
Nga inspektimi që i është bërë produkteve me origjinë shtazore janë marrë këto masa administrative:
Sa i përket implementimit të Planit HACCP për Sektorin OSH, vetëm gjatë vitit 2015, OBU që kanë implementuar sistemin HACCP apo janë në proçes implementimi, për produktet me origjinë shtazore/jo-shtazore, janë përkatësisht:
- 139 OBU kanë implementur sistemin HACCP
- 74 OBU janë në proces implementimi
Sipas AKU-së, gjatë vitit 2015 janë lëshuar 1071 certifikata Veterinare për eksport të produktit Peshk.







