A mund të kurojë derri diabetin?

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

diabetNjë studim i ri ka zbuluar se diabeti mund të kurohet nëpërmjet transplantimit të qelizave të derrit tek qeniet njerëzore. Deri tani nuk është bërë asnjë eksperiment nga frika se viruset mund të kalojnë nga kafshët tek njerëzit. Këtë javë, qeveria japoneze aprovoi testimin e tij tek njerëzit. Shkencëtarët mendojnë të transferojnë qelizat që prodhojnë insulinë nga derrat tek njerëzit që vuajnë nga diabeti, duke i shpëtuar ata nga injektimet e përditshme.

Diabeti i tipit 1 ndodh kur pankreasi ndalon së prodhuari insulinë, hormoni i cili ul ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak. Ekipi i shkencëtarëve nga Qendra Kombëtare për Mjekësinë dhe Shëndetin Global, në Tokio, shpresojnë që indet e derrit të vazhdojnë të prodhojnë hormone brenda trupit të njeriut, duke kuruar kështu diabetin e tipit 1. Ata shpresojnë të kryejnë transplantin brenda tre viteve.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Çfarë ndodh me trupin kur ha boronica çdo ditë – Eksperienca ime si diabetike tip 1
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër