Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Një studim i kryer në Universitetin e Kalifornisë tregon se nga 768 prindër të anketuar, rreth 70% e nënave dhe 74% e etërve e kanë një fëmijë pak më të preferuar se të tjerët. Në studim morën pjesë rreth 384 familje ku kishin të paktën 2 fëmijë të lindur brenda 4 viteve ndërmjet njëti tjëtrit.
Prindërit nuk e specifikuan të gjithë se cili ishte fëmija më i preferuar i tyre, por sipas studiuesve fëmija i madh ishte fëmija më i preferuari, megjithëse fëmijët e vegjël e merrnin vëmendjen për shkak të moshës së vogël. Fëmija i madh është ai që të jep ndjesinë e parë e të qënit nënë dhe baba, prandaj lidhja shpirtërore midis tyre është pak më e veçantë, u shprehën disa nga prindërit.
Burimi: The Indipendent


