Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Pa marrë parasysh se sa shumë përpiqeni, yndyra në stomak është ende aty? Yndyra abdominale grumbullohet edhe rreth disa organeve të brendshme, nën diafragmë dhe gjoks, prandaj mos e nënvlerësoni nevojën për të mbajtur një dietë të shëndetshme dhe shmangni një stil jete sedentare apo ulur.
Prandaj, ekspertët e ushqimit sugjerojnë një pije që mund të jetë zgjidhje për këtë problem.
- 125 g rrikë
- 3 limona (para përdorimit, vendosini në një enë të mbushur me ujë dhe një lugë gjelle uthull për 10 minuta për të larguar pesticidet)
- 3 lugë mjaltë
Procedura:
Hidhni në një shtrydhëse125 gramë rrikë. Prisni limonat (edhe me lëkurë), vetëm duhet të hiqni farat, dhe i shtoni në shtrydhëse. Shtrydhini mirë të gjithë përbërësit, pastaj shtoni tri lugë mjaltë dhe përzieni përsëri.
Mbajeni këtë pije në një kavanoz të mbyllur në frigorifer.
Dozimi:
Merrni një lugë çaji nga kjo përzierje dy herë në ditë për 3 javë.
Kujdes! Para se ta përdorni këtë recetë konsultohuni me mjekun.
Rrika (lat. Armoracia rusticana) është një bimë shumëvjeçare me gjethe të gjelbërta, rrënjë të bardha dhe shije pikante. Vjen nga Mesdheu dhe Azia Perëndimore. Në ushqim më së shpeshti përdoret rrënja e rrikës, por janë shumë të shijshme dhe pak djegës edhe fletat e reja të rrikës.
Për shkak të përbërjes së saj (vitaminë C, kalium, vitaminë B1, vitaminë B6, hekur, kalcium, vitaminë B2, magnezium, fosfor …) rrika përveç shijes së mirë, është e jashtëzakonshme edhe si bimë shëruese.
Burimi: weightlossandbeautytips/http://shëndeti.com.al


