Përgatiti për gazetën “Shëndet+” : Elena Beta
Kjo maskë bazuar në hudhër do të bëjë mrekulli për shëndetin e flokëve tuaj. Ja sa e thjeshtë është për t’u përgatitur.
Hudhra ka shumë veti terapeutike. Në mesin e disa vetive pozitive të saj, ajo është një zgjidhje e shkëlqyer për aktivizimin e rritjes së flokëve dhe, në të njëjtën kohë, ajo ndalon humbjen e flokëve.
Hudhra është një koncentrat i aminoacideve, vitaminave, mineraleve, duke bërë mrekulli për flokët tuaj.
Metoda e përgatitjes:
Merrni pesë thelbinj hudhër, të pastër dhe grimcojini ato, shtoni 50 ml vaj ulliri, përziejini dhe të lereni përzierjen e përfituar një ose dy ditë. Sigurohuni që ajo të ruhet në temperaturë dhome.
Aplikoni përzierjen në rrënjët e flokëve, masazhoni kokën me lëvizje të buta dhe lereni maskën në flokë për rreth 30 deri në 60 minuta.
Lani flokët me ujë të ngrohtë duke përdorur shampo si zakonisht. Nëse era e pakëndshme e hudhrës ende vazhdon, shpëlani flokët me uthull molle, dhe në pak minuta do të vëreni se aroma do të zhduket.
Hudhra stimulon gjarkullimin e gjakut në nivelin e kokës, rikthen vitalitetin e rrënjëve të flokëve, nxit rritjen e flokëve dhe gjithashtu kontribuon në ndalimin e humbjes së tyre. Një tjetër avantazh është se për shkak të vetive të saj antibakteriale, hudhra ndihmon në zvogëlimin e sasisë së zbokthit.
Burimi: http://www.glamournhealth.com/https://shendeti.com.al


