Fiori Dardha: Dieta 2-javore që humbet 6-7 kg, por që unë nuk kam vullnet ta mbaj! Po ju?!

Përgatiti për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Moderatorja e programit televiziv “Fiks Fare” ka ndarë në rrjetin social “Instagram” një dietë e cila mundëson rënien në peshë të 6-7 kilogramëve nëse mbahet me rigorozitet për 2 javë. Fiori me sa duket ka dashur t’i vijë në ndihmë të gjithë ndjekësve të saj që të arrijnë peshën e dëshiruar, meqë jemi edhe para sezonit të plazhit. Vetë moderatorja e konsideron si mision të pamundur mbajtjen e kësaj diete, megjithëse shprehet se ka nevojë të bie në peshë rreth 8 kilogramë.

Ajo shprehet gjithashtu se “i urren dietat” dhe në fakt deri diku ka të drejtë. Dietat të mundësojnë rënie në peshë, por nuk ju mundësojnë ndryshimin e stilit të jetesës. Nëse nuk ndërroni sitilin e jetesës, mënyrën e të ushqyerit dhe nëse nuk bëni aktivitet të rregullt fizik, të gjithë kilogramët e hequr nga dieta, mbase edhe më shumë mund t’i merrni përsëri.

“Shëndet+” ju këshillon të ushqeheni shëndetshëm, të hani fruta dhe perime të stinës, të konsumoni yndyrna të shëndetshme dhe të bëni aktivitet të rregullt fizik ose ecje. Në këtë mënyrë ju do të bini në peshë dhe do të përmirësoni shëndetin e përgjithshëm.

Postime të ngjashme

“Është makth”- Gazetarja Mira Kazhani tregon betejën me kancerin e gjirit
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore