Shenjat paralajmëruese që tregojnë se niveli i estrogjenit është shumë i lartë dhe si ta ulni atë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Kur hormonet e trupit humbasin ekuilibrin e tyre, trupi fillon të shfaqë probleme. Ka shumë faktorë që kontribuojnë në çekuilibrin e hormoneve të caktuara dhe duke ditur shkaqet e simptomat ju mund të kuptoni problemin që keni dhe ta trajtoni atë.

Estrogjeni është një hormon që prodhohet në vezore tek femrat, një sasi shumë e vogël e tij është e pranishme edhe tek meshkujt. Kjo klasë hormonale është jetike për të mbajtur siç duhet funksionin e trupit tek femra. Estrogjeni dikton aftësinë riprodhuese tek gratë dhe ka një ndikim të madh edhe në humor. Niveli i estrogjenit luhatet në bazë të moshës dhe fazës së ciklit menstrual, por kur nivelet janë shumë të larta ose shumë të ulëta mund të shkaktojnë probleme të ndryshme në trup.

Nivelet e larta të estrogjenit konsiderohen mbi 200 pg/ml. Niveli rritet natyrisht gjatë pubertetit dhe shtatëzanisë, por trupi prodhon edhe më shumë estrogjen tek gratë mbipeshë ose kur ato kanë tension të lartë apo diabetit.

Shkaqet që ndikojnë në rritjen e nivelit estrogjenit në trup:

  • estrogjeniMbipesha
  • Presioni i lartë i gjakut
  • Diabeti
  • Medikamentet e ndryshme
  • Stresi
  • Sëmundjet kardiovaskulare
  • Toksinat e mjedisit

Shenjat e zakonshme të nivelit të lartë të estrogjenit në trup:

  • Luhatje humori
  • Ankth
  • Depresion
  • Pagjumësi
  • Fryrje të barkut
  • Shtim në peshë
  • Rënie të flokëve
  • Cikël menstrual i parregullt
  • Rrahje të shpeshta zemre

Si të ulni në mënyrë të natyrshme nivelin e estrogjenit:

  • Shmangni alkoolin
  • Hani ushqime të freskëta, pa hormone e pesticide
  • Bëni aktivitet fizik
  • Konsumoni rozmarnië, në formën e çajit ose shtojeni në ushqime
  • Konsumoni çdo ditë fara lini

Burimi: Choose Healthy Life dhe Majo Clinic

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale