Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?

Mjekja Ruden Cakoni ka treguar në ciklin e podcasteve “Obeziteti – Le të flasim për të” se çfarë përfitimesh kanë personat me obezitet nga trajtimi me medikamente GLP-1 RA.

Mjekja shprehet se këto medikamente, fillimisht, janë studiuar dhe janë zhvilluar, për të trajtuar, diabetin dhe më pas është zbuluar që, kanë një veprim shumë të mirë edhe në peshën trupore, duke u adaptuar rrjedhimisht më pas si medikamente vetëm në obezitet ose në pacientë mbipeshë të cilët bashkëndajnë edhe faktore risku ose komplikime.

“Këto medikamente, kanë si synim imitimin e hormonit dhe reduktimin e peshës trupore. Gjithashtu, këto medikamente ofrojnë edhe benefite të tjera jo vetëm në drejtim të peshës trupore, por edhe në drejtim të organeve më të rëndësishme të trupit. Pra, reduktojnë riskun kardiak, na ruajnë nga, probleme të ndryshme të zemrës si infarkti dhe sëmundje të tjera dhe gjithashtu mbrojnë shëndetin e veshkave dhe të organeve të tjera” tregon Cakoni.

Në vija të përgjithshme ajo thotë se në thelb është inflamacioni i cili reduktohet ndjeshëm nga përdorimi i kësaj familjeje medikamentesh dhe rrjedhimisht ulja e inflamacionit bashkëshoqërohet me ulje të riskut për të zhvilluar shumë problematika, përfshirë edhe sëmundjet tumorale.

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO