Fiori Dardha: Ja dieta që më mundësoi të bie në peshë 6 kg për 2 javë

Përgatiti për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

fiori dardha

Ju kujtohet dieta që moderatorja Fiori Dardha kishte ndarë për ndjekësit e saj para pak ditëve (lexo këtu). Epo me sa duket Fiori paska shumë vullnet. Në një foto të hedhur në “Instagram” ajo tregon se ka rënë 6 kilogramë për 2 javë.

Dieta e Fiorit:

Mëngjesi: një pjatë trahana me bukë thekre + 1 banane + 1 kafe (turke)

Dreka:  sallatë e bollshme me çdo gjë jeshile + supë + biftek

Ose mish pule me pak pilaf.

Darka: sallatë (domate, kastravec, djathë i bardhë) dhe ndonjë frut.

Fiori thotë se ka pirë shumë ujë gjatë ditëve të dietës, megjithëse ndonjëherë e ka shkelur pak duke pirë ndonjë pije energjike. Gjatë këtyre dy javëve ajo shprehet me shaka që kanë qënë 2 javë “Dil o shpirt!” në kontekstin që i është dashur shumë vullnet dhe punë për të arritur këtë rezultat. Ajo shprehet se nuk ka bërë aktivitet fizik për shkak të mungesës së kohës, por ka bërë disa trajtime anticelulit.

Në fund të postimit Fiori drejtohet me pyetjen: Kam të drejtë të krenohem pak tani?

Po Fiori, dukesh në super formë dhe bravo për vullnetin dhe këshillat që ju jep ndjekësve të tu./ Shëndet+

Postime të ngjashme

“Është makth”- Gazetarja Mira Kazhani tregon betejën me kancerin e gjirit
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore