Si të “fshihni” aknet me vetëm katër hapa të thjeshtë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

akne

Sekreti për mbulim të përsosur të puçrrave qëndron tek kombinimi i ngjyrës së pudrës me atë të lëkurës. Artistja e make up Heidi Hamoud ka përdorur një korrektues me ngjyrë të gjelbër për të mbuluar njollat e kuqe në fytyrë dhe, siç mund ta shihni edhe në foto, ka dhënë rezultate fantastike.

Hamoud ka postuar një video në Youtube duke treguar teknikën që ajo ndjek për të mbuluar puçrrat në fytyrë. Videoja, e cila u postua të premten, zgjat 10 minuta dhe deri më tani ka marrë mbi 60 mijë klikime.

“Shumë njerëz mendojnë se ju nevojitet ton për të mbuluar defektin në fytyrë, por në të vërtetë ajo që duhet ka të bëjë me ngjyrën e përshtatshme që duhet përdorur për të korrektuar puçrrat”, ka thënë Heidi.

“Nëse i dini kombinimet  ngjyrave, atëherë mund ta dini se ngjyra e gjelbër mbulon të kuqen”, shpjegon ajo.

Në fillim ajo aplikon një krem për lëkurën, më pas me furçë vendos korrektuesin në ngjyrë të gjelbër. Në fund vendos pudrën dhe aknet zhduken si me magji. Për më tepër shikoni videon.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Jo vetëm estetikë: Çfarë fshihet pas rinoplastikës? Intervistë me Dr. Klaudia Stajka
A ka një lidhje mes menopauzës dhe kancerit të gjirit ose mitrës? Ja çfarë thotë mjekja
Nutricionistja: Kujdes nga dietat detox! Ulin masën muskulore, nuk largojnë dhjamin
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku
Kur shumë pastërti dëmton? Ja çfarë duhet të dinë prindërit
A e rrit gjumi fëmijën? Nga gjatësia tek imuniteti, përgjigjet mjekja pediatre (VIDEO)