Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Muzika është çelësi i inteligjencës tek fëmijët. Nëse do të vini muzikë në dhomën e fëmijës, nuk do ta bëni atë vetëm të buzëqeshë, por do të zhvilloni edhe shëndetin mendor të tij.
Sipas një studimi të ri të kryer nga Instituti për Shkencat e të Mësuarit dhe Mendjes, tek Universiteti i Uashingtonit, muzika zhvillon të folurin tek foshnjat dhe i bën ata më inteligjentë.
Shkencëtarët amerikanë shpjegojnë se ashtu si muzika, edhe të folurit ka modele të zhvilluara ritmike, dhe mundësia për të identifikuar tinguj të ndryshëm i ndihmon fëmijët të zhvillojnë procesin e të folurit.
“Foshnjat përballen me një botë komplekse, ku tingujt, dritat dhe ndjesitë ndryshojnë vazhdimisht”, thotë studiuesja Patricia Kuhl.
“Detyra e fëmijës është t’i njohë modelet e sjelljes dhe të parashikojë çfarë do të ndodhë më pas. Perceptimi i modelit është një aftësi njohëse e rëndësishme, dhe përmirësimi i kësaj aftësie në moshë të re mund të ketë efekte afatgjate tek të mësuarit”, shpjegon ajo.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/


