Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Këtë shurup mund ta përgatisni vetë në shtëpi, ai është tepër efektiv për largimin e yndyrës nga trupi juaj dhe për eleminimin e ujit të tepërt në trup.
Përveç humbjes së peshës, ky shurup është gjithashtu i dobishëm për të përmirësuar kujtesën, funksionin e trurit dhe vizionin tuaj.
Përbërës kryesor i shurupit është rrepa e papërpunuar e pasur me kalium, vitaminë B1, B2, B6 dhe C, magnez, hekur, fosfor dhe kalium. Rrepa ka veti termike dhe kanë një shije të fortë dhe të athët. Prandaj, kjo bimë mund të stimulojë humbje peshe, kontrollin e lëvizjeve të zorrëve, sëmundjet dhe alergjitë.
Përbërësit:
- 125 gram rrepa të papërpunuara
- 3 limona
- 3 lugë mjaltë
Shtrydhni rrepat për të marrë lëngun e tyre, të cilin duhet at përzieni me limon. Lereni lëngun për 2-3 minuta dhe shtoni mjaltin në përzierje.
Vendoseni shurupin në një shishe të pastër. Merrni 1 lugë çaji 2 herë në ditë para ushqimit.
Burimi: beestweightloss/http://shëndeti.com.al


