Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Harvardit thuhej se njerëzit që janë inteligjentë e kanë më të vështirë të gjejnë dashurinë e përjetshme dhe për pasojë të martohen. Arsyet kryesore të këtij fenomeni ishin 4:
Profesioni/arritjet mbi dashurinë: njerëzit që konsiderohen inteligjentë janë shumë të fiksuar pas arritjeve në profesion. Ata punojnë me orë të tëra pa u përkushtuar tek jeta personale. Me kalimin e viteve, ata e kanë shumë të vështirë që të gjejnë një njeri të përshtatshëm në “nivelin” e tyre.
Besimeve false: arritjet në dashuri duhet të jenë të barabarta: në shumicën e rasteve jo të 2 partnerët janë të dy shumë të suksesshëm në profesionin e tyre apo në jetë. Njerëzit që priren të shikojnë këto gjëra, kanë gjasa të mbeten gjatë pa martuar- thonë studiuesit e Harvardit.
Mbivlerësimi për veten: terma të tillë si “unë jam shumë e aftë në profesionin tim, unë jam një gjeni, unë … unë…” Asnjë nuk do ta duronte egoizmin dhe mbivlerësimin tuaj, pavarësisht inteligjencës që keni.
Janë shumë kritikë: njerëzit inteligjentë janë shumë kritikë. Ata kërkojnë gjithmonë perfeksionin, por nuk e mendojnë se nuk ka njeri pa të meta.
Burimi: Huffingston Post


