Ja si mënjanimi i vakteve krijon dhjamë në pjesën e barkut

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: D.Bardhi

Një studim i kryer në Universitetin e Ohajos ka konstatuar se mënjanimi i vakteve të çon jo vetëm në depozitimin e yndyrës në bark, por mund të çojë në zhvillimin e rezistencës së insulinës në mëlçi, gjë e cila është mankth për humbjen në peshë. Ky studim mbështetet në idenë së vakte të vogla gjatë ditës mund të jenë një alternativë shumë e mirë për humbjen në peshë.

bark me dhjameMënjanimi i vakteve shkakton luhatje të mëdha të insulinës dhe glukozës dhe trupi në këto raste do të depozitojë yndyrë, dhe jo të humbasë.

Studimi u nda në 2 grupe: njërit grup iu dha një dietë e kufizuar në ushqime dhe vakte, kurse trupit tjetër një dietë e pakufizuar. Fillimisht individët e grupit të parë humbën më shumë peshë se ata të grupit të dytë. Por deri në fund të studimit u rezultua se për të njëjtat ushqime, të dy grupet kishin peshë të njëjtë.

I vetmi dallim ishte së grupi i parë që kishte mënjanuar vaktet kishte yndyrë të depozituar në pjesën e barkut dhe kishin rritje të nivelit të insulinës. Pra, pa marrë parasysh arsyen, nuk duhen mënjanuar vaktet, sepse privoni trupin të funksionojë normalisht.

Burimi: Step to Health

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe