Ky frut lehtëson dhimbjet e barkut tek fëmijët

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një mollë në ditë mban doktorin larg, por mund të ndalojë edhe të qarin tek foshnjat. Një studim i ri ka zbuluar se lëngu i mollës lehtëson dhimbjet e stomakut tek fëmijët poshtë moshës 5 vjeç. Mjekët thonë se lëngu i mollës i holluar me ujë është ideal për trajtimin e gastroenteriteve akute tek fëmijët.fruta

Gastroenteriti prek shpesh fëmijët dhe shkakton rritje të temperaturës, dhimbje të stomakut dhe të vjella. Lëngu i mollës është kura e duhur për lehtësimin e këtyre simptomave, thonë mjekët.

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti Calgary në Alberta, Kanada, vëzhguan mbi 600 fëmijë të moshës nga 6 muaj deri në pesë vjeç të cilët ishin prekur nga sëmundja e gastroenteriteve. Gjysma e këtyre fëmijëve konsumuan lëngun e mollës, ndërsa gjysma tjetër u trajtuan me shurup me shije molle.

25% e fëmijëve që pinë shurupin kishin akoma nevojë për trajtime të tjera, ndërsa tek grupi tjetër ishin vetëm 17%. Përveç kësaj, fëmijët që u trajtuan me lëngun e mollës nuk kishin më nevojë për ilaçe të tjera për t’u shëruar.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!