Kjo formulë e thjeshtë parashikon sa i gjatë do të jetë fëmija juaj

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

gjatesi_femijet

A do të dëshironit të dinit se sa të gjatë do të jenë fëmijët tuaj? Një formulë e thjeshtë mund t’ju ndihmojë të parashikoni se sa të gjatë do të jenë ata. Formula, që përdoret prej vitit 1970 dhe që është publikuar në “New York Times”, parashikon që shumica (jo të gjithë) e fëmijëve arrijnë një gjatësi që mund të matet nga gjatësia mesatare e kombinuar e të dy prindërve. Ja si funksionon kjo formulë:

Për djem
Shtoni gjatësinë e të dy prindërve plus 13 cm dhe pjesëtoni për dy.

Për vajza
Shtoni gjatësinë e të dy prindërve minus 13 cm dhe pjesëtoni për dy.

Këto parashikime nuk janë 100% të sakta, duke qenë se në gjatësinë e njeriut luajnë rol edhe faktorë të tjerë mjedisorë, si aktiviteti fizik, mënyra e ushqyerjes etj. 60-80% e gjatësisë së njeriut përcaktohet nga gjenetika. Siç të gjithë e dimë, jo të gjithë fëmijët e të njëjtit çift kanë të njëjtën gjatësi.

Shkenca thotë se fëmijët më të vegjël në familje zgjaten më shumë se ata më të mëdhenjtë. Një tjetër metodë për të parashikuar gjatësinë është duke dyfishuar gjatësinë e djalit në moshën dy vjeç dhe gjatësinë e vajzës kur është 18-muajshe.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!