Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Era e keqe e gojës vjen si pasojë e disa faktorëve si thatësia e gojës, dehidratimi, dieta e varfër ushqimore, dhëmbët e prishur, bakteret e këqija në gojë etj. Ekzistojnë shumë mënyra natyrale që bëjnë të mundur eleminimin e erës së keqe të gojës. Receta që do t’ju paraqesim në këtë postim është shumë efektive jo vetëm në eleminimin e erës së keqe të gojës, por edhe në eleminimin e baktereve të këqija.
Përbërësit: vaj esencial menteje, 1 lugë çaji kanellë, 1 majë luge sodë dhe ujë i vakët.
Përziejni të gjithë përbërësit sëbashku dhe hidhini në një gotë të madhe me ujë. Përdoreni lëngun e krijuar në formë gargare çdo ditë.
Burimi: Step to Health


