3 pije alternative që zëvendësojnë ujin e nxehtë me limon!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+’”: Elena Beta

Edhe pse uji nxehtë dhe lëngu i limonit na ofrojnpijewë një dozë të fortë të antioksidantëve dhe vitaminës C, ne ju njohim me disa pije alternative të cilat veprojnë po njëlloj duke përmirësuar tretjen dhe pastruar trupin nga toksinat.

Kafe:

Kafja konsiderohet si nje pije natyrale që nxit energjinë dhe studimet tregojnë se dy deri në tre gota kafe para palestërës, ndihmojnë për t’u trajnuar më gjatë, duke stimuluar djegien e më shumë kalorive. Një studim i publikuar në gazetën “Sports Medicine” zbuloi se personat që stërviten, mund të bëjnë  gati 20 për qind më shumë ushtrime pas konsumimit të kafes.

Megjithatë, është e rëndësishme të mbani mend se kafen gjithmonë duhet ta pini pa shtuar sheqer dhe qumësht, sepse kjo është mënyra më e shpejtë për të përmbysur efektet e saj pozitive.

Ujë të ftohtë:

Zëvendësoni limonin me një kub akulli, sepse pijet e ftohta ndihmojnë trupin të konsumojnë më shumë energji.

Kjo do të thotë se ju mund të konsumoni tri gota të mëdha me ujë të ftohtë gjatë gjithë ditës, dhe trupi juaj do të djegë 100 kalori më shumë.

Nëse e bëni këtë çdo ditë, gjatë gjithë vitit mund të humbni deri në 4,5 kg.

Çaj jeshil:

Çaji jeshil është pa kalori dhe mund t’ju ndihmojë të digjni yndyrë dhe të largoni peshën e padëshiruar. Në një studim, njerëzit që pinin katër filxhanë çaj të gjelbër në ditë për dy muaj, humbën gati 3 kg më shumë se ata që pinë vetëm ujë.

Analiza e revistës ” Nutritional European”, gjithashtu ka gjetur se njerëzit që pijnë çaj jeshil mesatarisht peshojnë më pak dhe kanë bel më të ngushtë.

Gjithmonë konsumoni çaj të freskët dhe shmangni çajin në shishe,  sepse ai përmban shumë sheqer dhe në mënyrë të konsiderueshme më pak antioksidantë.

Burimi: topnatur/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe