Video/ A është ky një prind i mirë apo mizor?

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

femije

Pamjet e një foshnje të vogël që zhytet në pishinë dhe noton e vetme, ndërkohë që prindërit nuk reagojnë fare, ka nxitur një debat të nxehtë në rrjetet sociale.

Videoja, që zgjat dy minuta, nis me vajzën e vogël, e veshur me fustan të verdhë, e cila po përpiqet të kapë sandalen që i ka rënë në pishinë. Teksa përpiqet të kapë sandalen, ajo bie në pishinë dhe fillon të notojë e vetme. Njerëzit afër saj nuk reagojnë fare, edhe pse foshnja qëndron për disa sekonda me fytyrën nën ujë, merr frymë me vështirësi dhe duket shumë e frikësuar. Vajza qëndron për rreth 20 sekonda në ujë, derisa një grua e nxjerr nga pishina.

Videoja është postuar të premten në Facebook dhe është parë nga 8 mijë persona, dhe ka marrë 3 mijë komente. Disa prej komentuesve e kanë përkrahur gruan, madje i inkurajojnë edhe prindërit e tjerë që të bëjnë një gjë të tillë për t’u mësuar fëmijëve instinktet e vetëmbrojtjes.

“Fëmija nuk ishte aspak në rrezik. Duket që kishte të rritur përreth dhe foshnja po ia dilte shumë mirë. Prindërim i mirë. Duhet ta kuptojnë të tjerët se ky edukim mund t’u shpëtojë jetën”, shprehet një komentues.

Ndërsa të tjerë e kanë cilësuar si një akt mizor të prindërimit.

“Mendoj se është e tmerrshme. Prindërit duhet ta nxirrnin vajzën nga pishina, jo ta linin të vuajë në atë mënyrë. Duket që vajza ishte shumë e frikësuar”, shkroi një komentues në Facebook.

Një tjetër shprehet: “Nuk më pëlqejnë fare njerëzit që bëjnë gjëra të tilla. E kuptoj që është e rëndësishme që t’i mësojmë fëmijët të notojnë, por në një moshë të përshtatshme. Foshnja mund të ketë bërë edhe më parë kurse noti, por mua më dukej shumë e frikësuar!”

Po ju, si mendoni? Shikoni videon dhe jepni mendimin tuaj 🙂

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Jo vetëm estetikë: Çfarë fshihet pas rinoplastikës? Intervistë me Dr. Klaudia Stajka
A ka një lidhje mes menopauzës dhe kancerit të gjirit ose mitrës? Ja çfarë thotë mjekja
Nutricionistja: Kujdes nga dietat detox! Ulin masën muskulore, nuk largojnë dhjamin
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku
Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Kur shumë pastërti dëmton? Ja çfarë duhet të dinë prindërit