Do t’ju duhen vetëm 20 minuta, rezultati do të jetë fantastik!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

gjetheFlokët për një femër janë gjysma e bukurisë, dhe këtë e vërtetojnë më së miri orët e gjata që një femër kalon në parukeri apo paratë që ato harxhon për të blerë produkte sa më cilësore. Tani nuk do të jetë nevoja të shpenzoni shumë të mëdha parash ndërkohë që çelësi ndodhet në kushinën tuaj, osë në tregun më të afërt.. ja maskat që ju rekomandojnë estetistët për flokë të shëndetshëm dhe të bukur…

Maskë më avocado: 1 avokado i qëruar; – 1 lugë e vogël vaj ulliri; – 1 lugë e vogël mjaltë; – 1 vezë. Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit, derisa ta fitoni një masë homogjene. Aplikojeni këtë maskë në flokë – nga rrënjët deri te skajet dhe mbajeni rreth 20 minuta, që flokët ta thithin maskën. Lani flokët me ujë të nxehtë dhe shampo si zakonisht.

Maskë me aloe vera: Përbërësit: – 1 gjethe e aloe verës; – 1 lugë e vogël vaj bajamesh. Priteni gjethen e aloes përgjysmë, e më pas grijeni. Përziejeni me vaj bajamesh dhe këtë masë vendoseni në flokë.  Vendoseni një qese sipër dhe prsni rreth 20 minuta.  Më pas lani flokët me ujë të nxehtë.

Maskë me banane: Përbërësit: – 1 banane e madhe; – 1 lugë e vogël mjaltë. Përzieni përbërësit derisa ta fitoni një masë si pure patatesh. Vendoseni këtë maskë në flokë dhe mbajeni për rreth 20 minuta. Më pas, shpëlajeni me ujë të nxehtë. Për arritjen e rezultateve sa më të mira, sugjerohet që këto maska t’i përdorni një herë në javë, në mënyrë që flokët të jenë të shëndetshëm, shkëlqyes dhe të lëmuar.

Burimi: glamur/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer