Dietologu qëllohet në transmetim direkt: E quajte time bijë “bullafiqe”

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

qellohet dietologu

Dietologu i famshëm qëllohet me shuplakë gjatë transmetimit direkt të emisionit Domenica Live, në Canale 5. Alberico Lemme, një nga dietologët më të mirë në Itali, që këshillon shumë personazhe të njohura në këtë vend, është sulmuar verbalisht dhe më pas është goditur nga nëna e një vajze që peshonte  190 kg, pasi e kishte quajtur atë “bullafiqe” në episodin e kaluar.

Nënë e bijë u ngritën nga publiku dhe u drejtuan për tek dietologu, i cili ishte ulur në mesin e të ftuarve.

“Duhet t’i vijë turp pasi e quajti vajzën time “bullafiqe”, tha nëna e inatosur.

Ndërsa dietologu iu përgjigj: “Pse vajza juaj është e dobët?”

Kjo frazë i ngriti nervat gruas. “A doni të shihni se si gjuan një ‘bullafiqe’?” pyeti gruaja, dhe më pas i gjuajti me shuplakë.

Për më tepër shikoni videon.

Burimi: Huffingtonpost.it / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Jo vetëm estetikë: Çfarë fshihet pas rinoplastikës? Intervistë me Dr. Klaudia Stajka
A ka një lidhje mes menopauzës dhe kancerit të gjirit ose mitrës? Ja çfarë thotë mjekja
Nutricionistja: Kujdes nga dietat detox! Ulin masën muskulore, nuk largojnë dhjamin
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku
Kur shumë pastërti dëmton? Ja çfarë duhet të dinë prindërit
A e rrit gjumi fëmijën? Nga gjatësia tek imuniteti, përgjigjet mjekja pediatre (VIDEO)