Qendra e re e Konsultave pas përurimit… Situata në kaos!!!

konsulte (2)

Denisa Canameti, gazeta “Shëndet+”

Nuk mjaftonin as katër policë për të kontrolluar sot kaosin e krijuar në Qendrën e re të Konsultave. Ky projekt, ndër më të kushtueshmit, u mendua se do të shmangte radhët e gjata dhe do t’u krijonte mundësinë pacientëve për një shërbim dinjitoz. Gazeta “Shëndet+” ishte sot në QSUT për të parë mbarëvajtjen e kësaj Qendre, por panorama që ofrohej aty nuk kishte lidhje me dinjitetin (shiko fotot).

Pacientët krejtësisht të paorientuar janë përballur për orë të tëra me policët dhe infermierët për shkak të mungesës së rregullit.

“Nuk ka një numër. Nuk ka një stol. E gjitha kjo për të marrë një datë, jo për të bërë konsultën”, shprehen pacientët.

Burime brenda QSUT- së thonë se jo vetëm për pacientët por edhe për mjekët ka pasur surpriza. Kështu, sipas rregullave të diktuara nga drejtoria “Mjekët që kanë më pak se 10 vite punë dhe nuk janë Doktorë Shkencash nuk kanë të drejtë të bëjnë konsulta”.

Ministria e Shëndetësisë (si investitor i këtij projekti), edhe pse ka shpenzuar miliona para për këtë qendër, siç duket, për fatin e keq, nuk e ka menduar ende sesi do të funksionojë për të arritur qëllimin e synuar, përkundrazi ka krijuar një panoramë të shëmtuar  dhe të papranueshme.

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi