Stina e shalqirit po vjen… Ja çfarë përfitimesh shëndetësore sjell ky frut i shijshëm

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Frutat dhe perimet e stinës janë shumë të shëndetshme dhe ju japin përfitime të shumta shëndetësore. Shumë studime kanë treguar se konsumimi i shalqinit ul rrezikun e obezitetit, sëmundjeve të zemrës, diabetit, promovon shëndetin e flokëve, lëkurës etj.

Ja disa përfitime shëndetësore që sjell konsumimi i shalqinit:

shalqinParandalon astmën: rreziku për zhvillimin e astmës është më i ulët tek njerëzit që konsumojnë sasi të larta të disa lëndëve ushqyese. Një nga këto lëndë ushqyese është vitamina C, që gjendet në mënyrë të bollshme tek shalqini.

Ul presionin e lartë të gjakut: një studim i publikuar në revistën amerikane të hipertensionit, tregoi se shalqini ulte ndjeshëm presionin e lartë të gjakut.

Parandalon sëmundjet e zemrës: likopeni, element i gjendur tek shalqini është shumë i domosdoshëm në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës.

Rregullon problemet e tretjes: shalqini është i pasur me ujë dhe fibra, prandaj ështënjë frut shumë i mirë që rregullon problemet e tretjes dhe parandalon kapsllëkun.

Ju mban të hidratuar: 92% e këtij fruti përbëhet nga uji. Ai ju siguron hidratim gjatë gjithë ditës.

Trajton inflamacionin: kolina është një lëndë ushqyese që gjendet në shalqi dhe ndihmon trupin në lëvizjen e muskujve, në proçesin e të mësuarit dhe kujtesës. Kolina ndihmon gjithashtu në ruajtjen e strukturës së membranës qelizore, ndihmon në transmetimin e impulseve nervore dhe redukton inflamacionin.

Shalqini është një frut që promovon shëndetin e flokëve dhe lëkurës gjithashtu.

Burimi: Medicinal Neës Today

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi