Dieta me kos: 5 kg në 1 javë?

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Dieta me kos është një dietë e pasur në protein dhe e varfër në karbohidrate. Rënia në peshë vjen si factor i reduktimit të numrit të kalorive në baza ditore. Gjatë kësaj diete ju do të merrni energjinë e nevojshme dhe do të bini në peshë. Ndalohen në mënyrë kategorike alkooli, sheqernat dhe çdo ushqim tjetër që nuk është i përfshirë në dietë. Pini sa më shumë ujë, kafen dhe çajin mund t’i konsumoni pa sheqer.

kos me tershere dhe frutaDita e parë
Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.
Zemra: një filxhan kos.
Dreka: Sallatë jeshile me një kokërr patate të zier.
Zemra: Kos me fruta (çfarë të doni, jo banane).
Darka: 200 gr fileto pule.
Para gjumit: Një gotë kos me një domate të grirë në mikser.

Dita e dytë

 Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.
Zemra: Kos me fruta (çfare te doni).
Dreka: 50 gr oriz të shoqëruar me sallatë me domate.
Zemra: Kos me fruta (mollë, portokalle, limon).
Darka: Sallatë me perime mikse, e shoqëruar me një fetë buke të zezë, ose integrale.
Para gjumit: Një gotë kos.

Dita e tretë

Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.
Zemra: Kos me fruta sipas dëshirës.
Dreka: Supë perimesh mikse e shoqëruar me sallatë perimesh mikse.
Zemra: Kos me fruta (mollë, portokalle, limon).
Darka: 200 gr peshk i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile.
Para gjumit: Një banane.

Dita e katërt

Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.
Zemra: Kos me fruta sipas dëshirës.
Dreka: 200 gr fileto pule, e shoqëruar me sallatë greke (domate, ullinj, qepë, djath i bardhë).
Zemra: Kos me fruta (mollë, portokalle, limon).
Darka: 2 kokrra patate të ziera me uthull molle.
Para gjumit: Një gotë kos me një domate të grirë në mikser.

Dita e pestë

Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.
Zemra: Kos me fruta sipas dëshirës.
Dreka: 50 gr oriz.
Zemra: Një gotë kos e shoqëruar me një fetë buke të thekur (bukë e zezë ose integrale).
Darka: 100 gr fileto pule e shoqëruar me sallatë perimesh mikse.
Para gjumit: Një fetë shalqi.

Dita e gjashtë
Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.
Zemra: Kos me fruta sipas dëshirës.
Dreka: 200 gr peshk i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile, ose me sallatë perimesh mikse, një fetë buke e zezë.
Zemra: Një gotë kos e shoqëruar me një fetë buke të thekur (bukë e zezë ose integrale).
Darka: Perime të pjekura në zgarë.
Para gjumit: Një fetë pjepër.

Dita e shtatë
Zgjidhni njërën nga ditët që preferuat më shumë

Kjo dietë rekomandohet të përsëritet jo më shumë se 1 herë në muaj. Ju duhet të kujdeseni që most a peroni me konsumimin e ushqimeve pas dietës, sepse mund t’i rifitoni kilet e humbura.

Burimi: Healthy Life Tricks

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe