Anticeluliti natyral gjendet në frigoriferin tuaj. Është momenti të njiheni me të!

Përgatiti për gazetën “Shendet+”: Elena Beta

frutt wKur është fjala për frutat, konsumimi i tyre, sigurisht në mënyrë të moderuar na sjell shumë të mira shëndetësore . Frutat gjithashtu shërbejnë si kurë për probleme të ndryshme me të cilat mund të përballet njeriu gjatë jetës. Një kilogram fruta dhe perime të shpërndara në 5 vakte përgjatë ditës janë një kurë e mrekullueshme anticeluliti. Celuliti, sidomos gjatë stinës së verës, mund të bëjë shumë femra të humbin vetëbesimin lidhur me pamjen e tyre. Nutricionistët dhe dermatologët ju japin çelësin për zgjidhjen e këtij problem, ai gjendet shuëm afër jush, pikërisht në shportën e frutave…

Fruta dhe perime me bollek; jo sheqer, qumësht dhe biskota për mëngjes…
Strategjia për të luftuar celulitin me rezultate të dukshme në 10 ditë, ka të bëjë mbi të gjitha me ngrënien e frutave dhe perimeve me bollëk, me ngjyra, të freskëta, të stinës. Një kilogram plot dhe të shpërndara në 5 vakte përgjatë gjithë ditës.

Ekspertët këshillojne përzierjen e frutave në një sallate duke kombinuar një gjysmë molle me katër manaferra, tre feta mandarine ose gjysmë portokalli dhe tre – katër kokrra rrush të zi dhe të bardhë. Për mëngjes as qumësht as biskota e as ëmbëlsira të tjera.
Dreka, një pjatë makarona që nuk duhet të jetë e kombinuar me të skuqura. Nuk duhet të mungojnë frutat dhe perimet në sasi. Po ashtu edhe në darkë. Kurse pastat duhet të paraprihen gjithnjë nga një pjatë e mirë me perime të stinës.

– 1 kg. fruta në 5 vakte

– Përzieni në një sallatë, mollën, mandarinën, rrushin… 

– Zëvendësoni qumështin dhe biskotat e mëngjesit me një fetë buke 

– Mbylleni ditën me perime

Burimi:healthyfod/https://shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës