Keni hipertension, dhimbje muskujsh, probleme imunitare etj?! Ja çfarë mungese tregojnë në trup

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Trupi ka nevojë për të gjitha vitaminat dhe mineralet që të funksionojë siç duhet dhe të parandalojë rrezikun e sëmundjeve. Një ndër vitaminat më të rëndësishme që nevojiten për funksionimin normal të trupit është vitamina D. Ajo rregullon sistemin imunitar dhe qelizat. Masa e duhur në baza ditore ndihmon në parandalimin e kancerit. Vitamina D është shumë e rëndësishme për shëndetin e kockave, mungesa e saj mund të çojë në sëmundje që prekin kockat deri në deformim të tyre.

Hulumtime të shumta kanë treguar se vitamina D luan një rol thelbësor në parandalimin dhe trajtimit e hipertensionit, diabetit të Tipit 1 dhe 2, sklerozës së shumfishtë etj.

Ja shenjat më të zakonshme që shfaq mungesa e vitmainës D në trup:

probleme me shtyllen kurrizoreDhimbje dhe dobësi të muskujve: shkalla e këtyre dhimbjeve mund të ndryshojë duke filluar nga dhimbjet më të lehta në ato më të rënda. Sa më e lartë të jetë mangësia e kësaj vitamine në trup aq më të larta janë dhimbjet. Mungesa e vitaminës D çon në tkurrjen e muskujve.

Probleme me sistemin imunitar: kur nivelet e vitaminës D janë të ulëta në trup, sistemi imunitar preket në mënyrë të pazgjidhshme. Vitamina D gjendet në përqëndrime të larta në qelizat imune dhe një sipërfaqe e trurit kërkon me domosdoshmëri masë të konsiderueshme të vitaminës D. Sëmundjet autoimune lidhen me mungesën e vitaminës D në trup.

Hipertensioni: presioni i lartë i gjakut zakonisht rritet kur ka nivele të ulëta të vitaminës D në trup. Trupi formon një peptid që rrit tensionin e gjakut kur nuk ka mjaftueshmëri të vitaminës D.

Nervozizëm, depresion: sipas një studimi njerëzit që përjetojnë luhatje të shpeshta humori dhe depresion e nervozizëm kanë mungesa të vitmainës D3.

Probleme me tretjen: mungesa e vitaminës D shkakton sëmundje inflamatore të zorrëve dhe probleme me tretjen.

Probleme me zemrën: ekziston një korrelacion i mundshëm midis niveleve të ulëta të vitaminës D dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Këto sëmundje kardiovaskulare mendohet të formohen nga përqëndrimet e larta të kalciumit të ndërtuar në arterie.

Mungea e vitaminës D mund të shkaktojë edhe sëmundje të tjera si hipertension, diabet të tipit 2, obezitet, rritje të nivelit të kolesterolit të keq në gjak etj.

Burimet më të mira të vitmanës D janë rrezet e diellit, lëngu i portokallit, veza etj.

Burimi: Health Digezt

Postime të ngjashme

I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve