Opinion: Roli i mjekësisë ligjore dhe autopsia e kufomës

Për gazetën “Shëndet+”: Dorian Meta, specialist në trauma dhe rehabilitim

Mjekësia ligjore mund të përkufizohet si shuma e njohjeve biologjike-klinike në lidhje me njeriun të perceptuara apo aplikuara brenda të gjithë sistemit të drejtësisë. Me fjalë të pakta, mjekësia ligjore është pika e takimit të dijes mjekësore dhe asaj juridike, vjen si rrjedhojë atëherë, të kuptohet qartazi dhe vartësia e kësaj dege, e cila është nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Drejtësisë.
Mjekësia ligjore në ditët e sotme gjithmonë e më shumë bëhet një aspekt themelor në ndihmën qoftë të ligjit, qoftë dhe të shkencës. Arsyeja është e thjeshtë, pasi mjekësia ligjore ka pasur një zgjerim të konsiderueshëm në sektorë të ndryshëm, si për shembull: etika mjekësore dhe bioetika, dëmtimet traumatologjike forense, ematologji dhe imunoematologji forense, toksikologji forense, balistika forense, kriminologjia klinike, psikiatria forense, tanatologji, identifikimi personal, përgjegjësia profesionale dhe vlerësimi i dëmit të personit në përgjegjësitë civile.

autopsiaNë koncepte më specifike, shenja e domosdoshme për praninë e mjekut ligjor ka të bëjë me peritin dhe konsulencën teknike, të cilat lidhen me atë që thamë më sipër, me aspektet juridike, penale dhe civile. Kjo zgjeron fushën e aplikimit të mjekësisë ligjore, duke e zgjeruar këtë të fundit në: mjekësi ligjore penaliste dhe civiliste.

Departamenti i mjekësisë ligjore balancohet nga rregulla themelore kundrejt të cilave mjeku ligjor duhet të jetë strikt, si për shembull: principi i objektivitetit i imponon secilit funksionar mjeko-ligjor që të jetë në mënyrë të përpiktë sa më shumë afër të vërtetës, qofshin këto të dhëna klinike, tanatologjike apo vlerësime strumentare të bëra në laborator. Vlerësimi empirik dhe i padiskutueshëm i këtyre të dhënave dhe përfundimi i vlerësimeve duhet të kenë bazë dhe motivime logjike të prekshme që të kenë akses në shenja dhe të dhëna, ku objektiviteti duhet gjithmonë të jetë i pranishëm. Kjo diferencon mjekësinë ligjore nga degët e tjera të mjekësisë, pasi funksionari mjeko-ligjor në kërkimin e tij shkencor është i kondicionuar nga “Prova”, që do të thotë: nuk mund të shndërrojmë dyshimin në vërtetësi dhe anasjelltas.

Aspekti i dytë është dominanca e njohjes së raportit juridik, e cila bën që mjeku i mjekësisë ligjore të orientojë kërkimin e tij duke pasur gjithmonë parasysh normat juridike që hap pas hapi mund të prezantojë çështja në diskutim.
Aspektet e mjekësisë ligjore, si dhe rëndësinë e tyre mund t’i ndajmë: në raportin e arsyes dhe vlerësimi i lidhjes së arsyes.

Çfarë ndodh në detaje:
Aspekti i parë është themelori dhe problemi më i rëndësishëm ndaj të cilit mjeku ligjor duhet jo vetëm të përballet, por duhet të japë dhe të bëjë një vlerësim të kësaj. Kjo bën që shpeshherë këtij të fundit i kërkohet që të vlerësojë se një event biologjik (vdekje) të jetë rrjedhojë e një fakti (vdekje spontane) apo e ardhur si pasojë e një reagimi njerëzor (vrasje). Duhet të perceptohet ky raport si një zinxhir ku çdo hallkë i transmeton asaj ngjitur një impuls për të arritur një përfundim të saktë, për të vërtetuar faktin apo dëmin e krijuar. Aspekti i dytë i lidhjes së arsyeshme është kur kërkimi ka si arritje finale , identifikimin e arsyeve që mund të sjellë një dënim ndaj individit dhe bazohet në analiza të dyfishta raporti:
1-Raporti juridiko-material ose anatomo-patologjik
2-Raporti psikik
Për të kaluar nga përgjegjësitë juridike tek ato klinike, mjeku ligjor është funksionari që vërteton vdekjen dhe arsyet e saj  dhe më pas mund të marrë pjesë drejtëpërdrejt ose jo në zhvillimin e autopsisë. Vdekja mund të përshkruhet si përfundimi i të gjithë aktiviteteve biologjike të një individi në jetë. Ka fillimin e saj në ndërprerjen totale të tre funksioneve:
1-Kardiake
2-Respiratore
3-Nervore
Domethënë vdekje klinike-reale-ligjore
Si rrjedhojë, rëndësia primare nga pikëpamja mjeko-ligjore është momenti i fillimit, domethënë ai i vdekjes, ku personi fizik shndërrohet në kufomë dhe humbet kapacitetin e tij juridik. Ekzistojnë vlerësime kohore të ndryshme për vërtetësinë e vdekjes:
1- për të rritur dhe fëmijët me moshë mbi 5 vjeç – 6 orë
2- për fëmijët nga 1-5, 12 orë
3- për fëmijët nën moshën 1 vjeç, 24 orë
Bërë ky vlerësim, vërtetohet dhe dokumentohet vdekja e pacientit, si dhe regjistrimi i tij në regjistrin e vdekjeve. Kjo që sapo thamë bëhet me urdhër të autoritetit shëndetësor ku përfundimi i vetëm është tërësisht klinik. Kurse autopsia është e urdhëruar nga prokuroria, policia gjyqësore apo mjeku i familjes kur secili nga këta të tre ka paqartësi në arsyet e vdekjes.

Autopsia është:
Një vlerësim teknik jo i përsëritshëm ku duhet mbajtur nën vëzhgimin e palëve të interesuara, në plotësimin strikt të një verbali autoptik, ku duhet të përshkruhen me saktësi të rrepte të dhënat anatomo-patologjike të mbledhura nga organet e brendshme dhe të jashtme, ku si rrjedhojë formulohet diagnoza mjeko ligjore tek arsyeja, mjetet, mënyra dhe koha e vdekjes. Prokurori dhe policia gjyqësore kërkon autopsi kur ka:
1-Vrasje ose dyshim
2-Vetëvrasje
3-Vdekje e improvizuar
4-Dhunë / Torturë
5-Keqshërbim shëndetësor
6-Aksidente-punë/shtëpi/rrugë
7-Vdekje në burg apo për ushtrim dhunë nga policia
8-Kufoma të paidentifikuara apo mbetje skeleti
Kurse mjeku i familjes kërkon autopsi kur ka paqartësi në ecurinë e sëmundjes apo të një kërkimi kundrejt një sëmundje gjenetike për të bërë parandalim në familje.
Mund të kuptojmë qartazi pse sot shoqëria jonë e ka ende të vështirë konceptin e autopsisë dhe si rrjedhojë mosndërgjegjësimin ndaj saj, pasi kjo e fundit, qoftë për aspekte ideologjike apo fetare, perceptohet si një dhunë ndaj individit, e patolerueshme kundrejt familjarit. Këto aspekte rrëzojnë dhe përbuzin arsyen e vërtetë të autopsisë: dhënien e saktë të një përgjigjeje, arsyen e vdekjes.

Postime të ngjashme

5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit