Çfarë i shkakton problemet me gjumin dhe problemet shëndetësore që shkaktojnë pilulat e gjumit

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Në përgjithësi pagjumësia dhe problemet e tjera me gjumin ndikojnë tek njerëzit e moshës së mesme dhe më të moshuarit, por nuk përjashtohen si fakt edhe tek të rinjtë. Këto probleme prekin më shumë gratë se burrat. Stresi, kushtet e caktuara shëndetësore, konsumimi i disa ushqimeve para gjumit mund të jenë vetëm disa nga faktorët që ndikojnë në problemet me gjumin.

Shpesh, njerëzit që vuajnë nga pagjumësia përdorin pilula për të fjetur gjumë. Megjithëse këto pilula mund të rezultojnë efektive në problemet me gjumin, ato mbartin një sërë efektesh anësore më pas, ja disa prej tyre:

  • medikamente per gjuminDobësi
  • Përgjumje gjatë gjithë ditës
  • Ndjesi shpimi gjilpërash në gjymtyrë
  • Kapsllëk
  • Fryrje
  • Ndryshime në oreks
  • Vështirësi për të mbajtur balancën
  • Lëkundje e pakontrollueshme
  • Ngadalësim në proçesin e të kujtuarit, përqëndrimit etj
  • Urth
  • Thatësi e gojës dhe fytit
  • Dhimbje stomaku
  • Ëndrra të pakuptimta dhe ankthioze etj

Medikamentet që ndihmojnë në problemet me gjumin nëse përdoren shpesh mund të shkaktojnë efekte negative në sistemin nervor qendror. Është e rëndësishme që së pari të menjanoni stresin dhe të përdorni mënyra natyrale për të fjaltur gjumë. Pini çaj kamomili, lëng karrote, lëng panxhari 1 orë para se të flini gjumë. Ato ju japin ndjesinë e qetësisë dhe do ta keni më të lehtë të flini.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve