Çrregullimet e ankthit, kërkojnë më shumë zbulime për to sepse po çojnë në sëmundje të rënda

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Ankthi dhe çrregullimeve të tjera emocionale duhet t’i jepen më shumë vëmendje në kërkimet e shëndetit mendor spese ato janë më të zakonshme nga se mendojnë dhe po çojnë në një çrregullim global.

ankthShkëncëtarët nga Universiteti i Kembrixhit thanë se të rinjtë nën moshën 35 vjeç, sidomos gratë, që kishin probleme shëndetësore ishin kryesisht të prekur nga çrregullimet emocionale. Shkencëtarët gjetën se 1 në 100 njerëz ishin të prekur nga gjendjet ankthioze. E thënë në shifra të tjera, sipas 48 studimeve të bëra për shëndetin mendor, u konstatua se rreth 60 milionë njerëz prekeshin nga çrregullimet emocionale dhe ankthi çdo vit në Europë.

Amerika e Veriut i ka shifrat edhe më të larta, 8 në 100 njerëz. Sipas hulumtuesve çrregullime të tilla çojnë në depresion dhe probleme mendore.

Çfarë është çrregullimi i ankthit?

Ankthi është konsideruar një ndjenjë komplekse që përfshin merakun, frikën, panikun, mërzinë dhe mund të bëhet kronik e të ndikojë në jetën e përditshme. Shpesh ankthi shkakotn rritje të presionit të gjakut, rritje të rrahjeve të zemrës etj.

Globalisht, gratë vuanin 2 herë më shumë se burrat nga këto çrregullime. Sipas studimeve rreth 32% e njerëzve me sklerozë të shumfishtë kishin dhe çrregullime ankthi dhe 15-23% e pacientëve me kancer vuanin nga ky çrregullim gjithashtu.

Burimi: BBC news

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin