I dehuri thyen xhamat e spitalit të Korçës

Spitali Rajonal KorceNjë qytetar nga Korça, në gjendje të dehur ka thyer xhamat e derës së brendshme dhe të jashtme të pavionit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Korçës.

Sipas policisë së Korçës, shtetasi me inicialet K.Xh, 21 vjeç, banues në Maliq, ishte paraqitur në spital për të marrë mjekim dhe në gjendje të dehur kishte thyer xhamat e spitalit.

I riu po procedohet në gjendje të lirë nga specialistët e seksionit për krimet, në Komisariatin e Policisë Korçë, për veprën penale “shkatërrim i pronës”./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore