Si mund të hap një librezë shëndeti

doktor familjaLibreza e shëndetit është dokumenti që vërteton se mbajtësi i saj është person i siguruar. Libreza e shëndetit është personale dhe e patjetërsueshme. Pëdorimi i librezës nga persona të tjerë nuk lejohet me përjashtim të rasteve të përcaktuara me udhëzimin e veçantë të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Personat që kërkojnë të pajisen me librezë shëndetësore për të marrë shërbimin  shëndetësor në institucionet e shërbimit parësor janë të detyruar të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm.

Librezat shëndetësore mund t’i merrni në një zyrë të posaçme pranë të gjitha qendrave shëndetësore ku ndodhet mjeku juaj i familjes.

Çfarë kërkohet për të marrë librezën shëndetësore:

Rekomandim nga mjeku i familjes

Fotokopje e librezës së kontributeve

Fotokopje e kartës së identitetit

Përfitimet e librezë-mbajtësit:

Vizita dhe konsulta falas te mjeku i familjes dhe i specialiteteve

Ekzaminime laboratorike dhe imazherike në institucionet shëndetësore publike

Postime të ngjashme

Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit