Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Një grua, e cila e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në shtatzëni, ka sjellë në jetë 17 fëmijë, por që të gjithë ia kanë marrë punonjësit e shërbimit social.
Është vetëm 40 vjeç dhe i ka lindur fëmijët njëri pas tjetrit, edhe pse e dinte që do t’ia merrnin brenda pak orëve të lindjes. Arsyeja nuk dihet akoma.
Zakonisht nënat i humbasin fëmijët e tyre kur kanë problem me drogën, alkoolin apo problem me shëndetin mendor.
“Është vërtetë e trishtë dhe tragjike që një gruaje i janë marrë të gjithë fëmijët. Nuk i dimë rrethanat. Ndoshta gjendja familjare duhet të jetë shumë komplekse”, tha Elaine Langshaw, drejtoresha e shërbimit social në “Newcastle Women’s Aid”, e cila ka ndihmuar femrat e abuzuara për 40 vite me radhë.
Burimi: The Sun / https://shendeti.com.al/


