Besimet e rreme të nënave të reja, nga biberoni, larja me vezë e deri te djepi. Ç’thonë mjekët!

Elona Tereziu

Shumë gjëra i kemi trashëguar nga gjyshet, të tjera i kemi bërë edhe pse e dinim që janë thjesht mit. E ndërkohë që marketingu bën të veten, shumë nëna mund t’i kenë privuar vetes ndjesinë më të bukur në jetë: të qarën e parë të krijesës që sollën në jetë apo ushqyerjen me gji.

Dr. Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe prej 30 vitesh, sjell për lexuesit e gazetës “Shëndet+” fakte interesante që duhet të dijë çdo nënë.

bebi me biberonA është e vërtetë që biberoni shkakton bajame te fëmijët?

Jo, asnjëherë. E para, sepse organi i bajames është akoma i paformuar kur lind bebi dhe fomohet pas 4 muajsh. Zakonisht nënat e vendosin atë sapo fëmija lind, nuk e vendosin mbas 4 muajsh. Nëse e vendosin që në krye të herës, fëmija mësohet me biberonin, nëse e vendosin mbas 4 muajsh, kjo tregon që fëmija  e ka kap mirë gjoksin dhe nuk ia vendos dot më nëna.

A është e vërtetë se lidhja në djep i drejton kockat fëmijës?

Është jashtëzakonisht e gabuar. E para, duke e lidhur fëmijën në djep, jo vetëm që nuk ia drejtojmë kockat, por ia bëjmë ato më të shtrembëra. E dyta, nuk e lëmë që të ajroset lëkura.  E treta, meqë nuk ajroset lëkura, nuk lëmë që dhe mushkëritë të zhvillohen. E katërta, për shkak të lidhjes, e gjithë muskulatura e fëmijës do të jetë e dobët dhe fëmja do të bëhet rakitik. Këmbët do ju bëhën ose në formë x-i, ose në formë o-je, veçse të drejta jo.  Është jashtëzakonisht e gabuar ta lidhësh fëmijën, pasi i dëmton shëndetin dhe i bën të qajnë ‘’pa shkak’’.

Po larja e fëmijës me vezë?

Ta lash me vezë fëmijën do të thotë t’i bllokosh poret. E kanë bërë gjyshet më përpara  e trashëgojnë nënat e sotme. Fëmijës i duhet bërë çdo ditë banjë totale me shampon përkatëse. Duhet shpëlarë mirë dhe tharë në peshqirë të pastër dhe vendosur krem. Larja më vezë nuk e bën më të bukur, nuk e rigjeneron lëkurën, veçse i bllokon poret.

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën