Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al : D.Bardhi
Ajo çfarë e bën kancerin të vështirë për t’u trajtuar është fakti se nuk jep shenja në fazat e hershme të tij, ose shenjat e para paralajmëruese janë shumë përgjithësuese dhe nuk mund të duken si shqetësuese në fillim.
Ja disa nga shenjat më të zakonshmë që shfaq kanceri në fazat e hershme të tij:
Gunga nën lëkurë: zonat më kritike që mund të tregojnë kancer janë gjoksi, testikujt, sqetulla, fyti, barku dhe indet e tjera të buta. Çdo lloj gunge apo ndryshimi tjetër në këto zona do t’ju ndihmonte të ekzaminoni sëmundjen në fazat e hershme të tij.
Ndryshimet në lëvizjen e zorrëve: çdo ndryshim në jashtëqitje, gjakderdhje, dhembje të anusit, kapsllëk, diarre që vazhdon për disa ditë janë një “alarm i kuq” për të shkuar tek mjeku.
Humbje oreksi dhe probleme me gëlltitjen: çdo lloj sikleti në tretjen e ushqimit etj mund të jetë shenjë për sëmundjen.
Ndryshimet në gojë dhe/ose gjuhë: gungat brenda gojës, mishërat e acaruara, probleme me fytin janë disa simptoma që kërkojnë konsultim me mjekun.
Gjakderdhje: çdo lloj gjakderdhje (përveç ciklit menstrual tek femrat) është shqetësuese.
Kollitjet: nëse kollitjet nuk vijnë si faktor i rastit, i gripit apo të ftohurës dhe nëse janë të forta, të vazhdueshme dhe mbytëse mund të tregojnë për kancer në mushkëri, ezofag, fyt madje edhe stomak.
Ndryshimet në zë: nëse zëri juaj trashet apo hollohet në mënyrë të pakuptimtë dhe vazhdon për disa ditë mund të tregojë për kancer të laringut.
Burimi: Daily Health


